Përmbytjet e rrezikshme dhe moti i keq detyruan me qindra njerëz që të braktisin shtëpitë e tyre në bregun lindor të Australisë.
Autoritetet kanë paralajmëruan popullin nga Kuinsland e deri në Yellin e Ri jugor që të tregohen të kujdesshëm, ndërsa meteorologët thonë se moti i keq do të vazhdojë.
Reshjet e dendura dhe erërat e forta kanë shkaktuar mungesa të energjisë elektrike, rrugë të bllokuara dhe shtëpitë të dëmtuara nga rrëzimi i pemëve, përcjell TCH.
Mediat vendase raportojnë se në disa porte të vogla është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për të shpëtuar dhjetëra njerëz që mbetën të bllokuar si pasojë e detit të trazuar dhe dallgëve të larta.
Veç urdhra të detyrueshëm të evakuimit, autoritetet thanë se kushdo që ndihet në rrezik, mund të paketojë ushqime dhe ujë e të strehohet në qendrat e emergjencës që po shtohen me shpejtësi në zonat e prekura më rëndë.
Moti i keq ka prekur edhe rrethinat e qytetit Sidney ku gjithashtu janë regjistruar evakuime. Policia australiane tha se fatmirësisht nuk ka raporte për viktima apo të humbur, por paralajmëroi se vigjilenca duhet të mbetet e lartë për shkak të motit të keq që vazhdon.
Zyra meteorologjike tha se në pak orë në Sidney ranë 10cm shi, ndërsa në zonën e Robertson u regjistruan reshje në mbi 15cm. Dallgët në bregdet kanë arritur lartësinë 12 metra, ndërsa erërat e forta kanë shënuar shpejtësi deri në 125km/h. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Z_I_Kd5VEMM