Site icon Telegrafi

Australi: Dënim për sharje në vende publike

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, policia në Viktoria do të mund të shqiptoj dënime deri në 240 dollarë australianë (279 dollarë amerikan), të gjithë shkelësve të cilët shajnë në vende publike.

“Policisë do t’i mundësohet që të reagojë menjëherë në sjelljen e pahijshme, në vend që t’i dërgojë shkelësit në gjykatë dhe me këtë do të kursehet edhe kohë edhe para”, tha njëri prej propozuesve të ligjit. Ndalimi i sharjeve tashmë ka hyrë në fuqi në shtetin fqinj të Queensland ku kjo masë është në fuqi që prej verës së kaluar.

Kundërshtarët e këtij projektligji bazohen në gjetjet e një hulumtimi të shoqërisë britanike të psikologëve në të cilin thuhet se sharja ka efekt pozitiv në qetësimin e dhimbjeve. /Telegrafi/
 

Exit mobile version