Telegrafi

Ausilio: U detyruam të shkarkojmë de Boerin

COMO, ITALY - SEPTEMBER 20: (L-R) Piero Ausilio speaks with Head Coach Frank de Boer looks during the FC Internazionale Training Session at Appiano Gentile on September 20, 2016 in Como, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca - Inter/Inter via Getty Images)

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka thënë se ishin të detyruar të shkarkojnë Frank de Boer.

Sipas drejtorit sportiv të klubit shkarkimi i trajnerit holandez erdhi për shkak të rezultateve të dobëta, pasi një klub si Interi nuk mund të humbet kaq shumë ndeshje, teksa e ka vlerësuar de Boerin për punën e tij të palodhshme.

“Kur një trajner ndryshon, nuk ka përgjegjësi për të gjithë. Ne jemi të gjithë së bashku, në të mirë dhe të keq, drejtorët dhe lojtarët janë të gjithë një”, ka thënë Ausilio për Sky Sport Italia, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Ish menaxheri i Ajaxit: Interi nuk është gjë tjerët veçse një prostitutë

“Ne ishim të detyruar që të bëjmë këtë ndryshim të papritur në stol. Ka një drejtim të ri dhe kështu më shumë se kurrë kemi nevojë për unitet dhe përpjekje për të dal nga kjo situatë e madhe”.

“De Boer ardhur shumë herët në këtë situatë. Projekti ishte ambicioz, ai është një profesionist i madh dhe ka punuar 24 orë në ditë për Interin: ne pamë disa ndeshje të mira dhe të tjera më pak mbresëlënëse, por mbi të gjitha rezultatet thjesht nuk arritën”.

Lexo po ashtu Interi sulmohet edhe nga Overmarsi

“Një Inter që humbet në shumë ndeshje nuk mund të pranohet”, përfundoi drejtori sportiv i Interit. /Telegrafi/