Telegrafi

Ausilio: Interi do të nënshkruajë me tre ose katër lojtarë cilësorë

Piero Ausilio . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, e ka zbuluar se klubi po shpreson të nënshkruajë me tre apo katër lojtarë këtë verë.

Interi tashmë ka qenë i lidhur me disa mesfushorë dhe sulmues, ndërsa Ausilio e bëri të qartë se klubi po kërkon cilësinë para sasisë.

“Antonio Conte e vlerëson skuadrën”.

Conte dhe Steven Zhang (Foto: Inter.it)

“Ai më telefonon 10 herë në ditë për të më pyetur për të rejat. Ne nuk do të tregojmë emra: ne do të nënshkruajmë me tre ose katër lojtarë, duke shkuar për cilësi para sasisë”.

“Ne jemi duke punuar, por në këtë fazë nuk ka kuptim të flasim për emra”.

Javier Zanetti e Piero Ausilio . (Photo by Giuseppe Bellini/Getty Images)

“E kam shikuar ndeshjen midis Anglisë dhe Francës, është e vërtetë, e kam përdorur mundësinë për të parë disa lojtarët me potencial”, ka thënë Ausilio. /Telegrafi/