Pasditen e së premtes u mbyll sesioni i 10 i UNESCO mbi trashëgiminë kulturore botërore. Kjo Konventë e njohur si konventa 2001 merr në mbrojtje të gjithë pasurinë kulturore nënujore dhe iu bën thirrje të gjitha vendeve anëtare të ruajnë mbrojnë dhe promovojnë këtë trashëgimi.
Po kështu, ky sesion zhvilloi zgjedhjet e reja për Këshillin teknik dhe shkencor ku vendet anëtare përzgjedhin kandidaturat që vijnë nga e gjithë bota shkencore e kërkimeve nënujore.
Midis kandidaturave, me votim të fshehte Auron Tare rizgjidhet përsëri në këshillin shkencor dhe teknik të UNESCO-s, organizmi më i lartë dhe i vetmi në botë që autorizohet nga Kombet e Bashkuara për të përfaqësuar vendet anëtare në fushën e trashëgimisë kulturore nënujore.
Ky këshill shkencor ka vetëm 12 anëtare dhe janë nga emrat më të njohur në botë të kësaj fushe. /TCh/