Telegrafi

Aurier ishte lutur pas lëndimit të rëndë që pësoi Andre Gomes, Pocchettino e zëvendësoi pasi e pa që lojtari i tij emocionalisht ishte i thyer

 

Mauricio Pochettino ishte i detyruar që ta zëvendësonte Sere Aurierin, pasi mbrojtësi ishte i përfshirë në lëndimin e rëndë që pësoi Andre Gomes në barazimin 1-1 të Tottenham Hotspurit me Evertonin në Goodison Park dhe nuk ishte në gjendje emocionale të mirë për të vazhduar ndeshjen deri në fund.

Mbrojtësi i djathtë i Spurs ishte kapur nga kamera duke u lutur për mesfushorin spanjoll që theu këmbën në takimin që e zhvilluan ndaj Evertonit.

Heung-Min Son kishte bërë një ndërhyrje që fillimisht dukej si e lehtë, por Gomes përfundoi me këmbë të thyer dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Koreani më pas ishte i shokuar nga ajo çfarë kishte bërë dhe mbante kokën me duar, derisa po qante dhe ishte ndëshkuar fillimisht me karton të verdhë, por pas konsultimit me VAR-in u largua nga fusha me karton të kuq nga gjyqtari i takimit Martin Atkinson.

Veprimi i Aurierit në momentin e lëndimit dhe lutja e tij për mesfushorin spanjoll është pritur mirë edhe nga tifozët e Evertonit, derisa veprimi i Son nuk ishte i qëllimshëm. /Telegrafi/