Ministri i Jashtëm i Rumanisë Bogdan Aurescu sot në takim me ministrin Bujar Osmani nga Shkupi tha se vendi i tij nuk do të pranojë ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugën e tyre drejt BE-së.
Rumania është mbështetës i fortë i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Lufta në Ukrainë tregon se sa e rëndësishme është integrimi evropian si garantues i fuqishëm për të gjithë kontinentin.
Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë jo vetëm që është i drejtë, i merrituar, por për momentin paraqet edhe nevojën në drejtimin e forcimit të rolit të rajonit në sigurinë e arkitekturës së kontinentit, thanë mes tjerash bashkëbiseduesit.
“Me Maqedoninë e Veriut kemi marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe jemi partnerë të shkëlqyer në NATO. Rumani është mbështetëse e fortë e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, tha Aurescu./Telegrafi/