Ministri i Jashtëm rumun Bogdan Aurescu sot tha se metodologjia e re për negociatat e pranimit nuk duhet të jetë një justifikim i ri për të vonuar hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“E mbështesim vendimin për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt që të jetë e mudur. Do të dëgjojmë prezantimin e Komisionit Evropian për rishikimin e metodologjisë, do të bisedojmë për atë, mund ta bëjmë këtë metodologji më efikase, por kusht i vetëm është që ajo të mos bllokojë ose shty proceset aktuale, veçanërisht me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Aurescu.
Ministrat për Punë të Jashtëm dhe punë evropiane të BE-së sot në Bruksel nga Komisioni Evropian do të sqarojnë për rishikimin e metodologjisë për bisedimet dhe për përparimin e reformave në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri./Telegrafi/