Telegrafi

Aurelien Tchouameni: ‘Bisha’ e Monacos afër marrëveshjes me Chelsean

Thomas Tuchel është duke menduar që t’i bëjë disa ndryshime në skuadërn e Chelseat në afatin kalimtar të transferimeve.

Aurelien Tchouameni, është emri që lidhet me së shumti me The Blues dhe trajneri gjerman e pëlqen shumë lojën e lojtarit.

Që nga koha kur ishte te Paris Saint-Germain, Tuchel e kishte pëlqyer mesfushorin e ri dhe tani dëshiron ta ketë në Stamford Bridge.

Francezi 21-vjeçar raportohet nga mediat në ishull se është afër që të kalojë në radhët e Chelseat dhe marrëveshja mund të kryhet në shumën e 40 milionë eurove.

Tchouameni kaloi në radhët e Monacos në afatin kalimtar të janarit në vitin 2020 për 18 milionë euro, derisa ka zhvilluar 37 ndeshje në ligë në këtë edicion.

Mesfushori mund të luajë në të gjitha pjesët e mesfushës, por pozita e tij natyrale është më shumë se mesfushor shkatërrues. /Telegrafi/