Modelja e njohur Aurela Hoxha ka paralajmëruar fansat përmes rrjeteve sociale se është duke realizuar disa projekte të reja.
Është bërë e ditur gjatë këtij viti se ajo do të jetë pjesë e filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3”, ku për herë të parë do të shfaqet edhe si aktore.
Ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku publikon mjaft shpesh fotografi të ndryshme nga përditshmëria dhe angazhimet e saj.
Në Instagramin e saj më së shumti dominojnë fotot provokuese, të cilat jo rrallë herë janë publikuar nga modelja e njohur.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi ku është shfaqur sërish provokuese me bikini në realizimin e reklamës për “Birra Peja”, teksa ky imazh shënon vazhdimin e “maratonës” së fotografive seksi, cilat i shohim shpesh tek modelja. /Telegrafi/