Telegrafi

Aurela Hoxha u përpoq të bënte vetëvrasje duke u mbytur në lumë

Mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë” është zbuluar një sekret i “frikshëm” mbi jetën e një prej modeleve më të njohura të momentit në Shqipëri.

Bëhet fjalë për bukuroshen Aurela Hoxha, e cila nëpërmjet një rrëmi të bërë për Arian Çanin, ka zbuluar se kur ishte në moshën 5-vjeçare ka tentuar të mbytet në lumë për shkak të një pakënaqësie të momentit me mamanë e saj.

Një natë mamaja e Aurelës iku që të inte te një shoqe. Por kjo gjë e mërziti aq shumë Aurelën, saqë mori vendimin radikal për t’u mbytur në lumin pranë shtëpisë.

“U nisa, por më kthyen në mes të rrugës. Ishte vetëm hera e parë dhe e fundit qe e kam tentuar. Ishte vetëm kërcënim, pasi kërcënime të tilla bëja herë pas here”, u shpreh vetë Aurela duke konfirmuar gjithçka dhe duke dhënë më shumë detaje mbi atë se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.