Modelja dhe blogerja e njohur shqiptare Aurela Hoxha ka qenë mjaft e suksesshme me promovimin e brendeve të saj jashtë vendit.
Duket se udhëtimet e shpeshta dhe pjesëmarrja nëpër vente të ndryshme të modës po ia mundëson asaj takimin me emra të njohur të kësaj fushe.
Së fundmi, bukuroshja Hoxha ka treguar përmes rrjeteve sociale se ka rastisur të takohet në një klub nate me të njohurën Irina Shayk, supermodelen e cila ishte në lidhje me lojtarin e famshëm Christiano Ronaldo.
Sido që të jetë, në fotografinë e publikuar ato duket sikur nuk kanë komunikuar fare me njëra-tjetrën por thjeshtë janë ndeshur rastësisht.
Megjithatë, Aurela duket të jetë ndjerë e lumtur që pati fatin të takohet nga afër me një prej yjeve të modës botërore. /Telegrafi/