Site icon Telegrafi

Aurela Hoxha pohon se ka marr ftesë nga DiCaprio (Foto)

Modelja shqiptare njihet për shoqërim me personalitete të njohura si dhe pjesëmarrjen në vende të ndryshme botërore.

Aurela Hoxha pohon se ka marr ftesë prej aktorit hollivudian, Leonardo Di Caprios.

Këtë gjë bukuroshja shqiptare e ka zbuluar përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka zbuluar e-mail që ka marr prej fondacionit bamirës të aktorit, transmeton Telegrafi.

Aktori 42-vjeçar është “ambasador” i mbrojtjes së mjedisit dhe për këtë ka realizuar disa filma të shkurtër dokumentar.

Vlen të theksojmë se ndeja do të mbahet më 26 korrik të këtij viti, ku pritet të jenë personalitet të mëdha botërore nga fusha të ndryshme.

Exit mobile version