Site icon Telegrafi

Aurela Hoxha paralajmëron projektin e ri me imazhe “topless” (Foto)

Aurela Hoxha është një prej bukurosheve më të bukura shqiptare.

Ajo ka qenë pjesëmarrëse e shumë ngjarjeve të ndryshme anembanë globit duke u takuar me shumë personalitete botërore.

E shumë foto prej këtyre ngjarjeve i publikon edhe në rrjetet sociale ku sjell edhe fotografi joshëse.

Së fundi Aurela ka publikuar në llogarinë personale të Instagramit një fotografi “topless” teksa shihet tejet seksi.

“Së shpejti”, ishte mesazhi që e përshkruante imazhin e Hoxhës në Instagram duke mos dhënë shumë detaje.

Kujtojmë se muaj më parë bukuroshja shqiptare ishte takuar për disa minuta edhe me aktorin amerikan, Leonard di Caprion.

Ndryshe, Aurela do ta shohim edhe në shumë projekte të tjera të fushës së modës. /Telegrafi/

Exit mobile version