Aurela Hoxha në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia, merr vëmendje me dukjen e saj glamuroze
Butrint Avdyli
Në Venecia të Italisë po mbahet Festivali i Filmit, përkundër pandemisë COVID-19 që ka pushtuar globin.
Nën masa të rrepta preventive siç janë bartja e maskave dhe ruajtja e distancës, yje nga mbarë bota po ndjekin nga afër festivalin i cili shfaq dhe shpërblen me çmime filmat ndërkombëtarë.
E pranishme në këtë eveniment sivjet, ka qenë edhe modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha.
Kjo e fundit, përveçse modele pati filluar një karrierë edhe në aktrim duke u bërë protagoniste në filmin “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3”, i cili nuk u përfundua kurrë shkaku i ndërprerjes së buxhetit.
Sido që të jetë, bukuroshja Hoxha ka shkëlqyer me dukjen e saj glamuroze në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia.
E veshur me një fustan të zi të gjatë me një dekolte mjaft të hapur, ajo është dukur mjaft joshëse dhe atraktive.
Në rrjetet sociale, Aurela ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga paraqitja e saj në eveniment, për çka edhe është komplimentuar nga fansat e saj.
Në Festivalin e Filmit të Venecias vëmendje të madhe mori pak ditë më parë edhe partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, e cila u paraqit në këtë festival me një kreacion të stilistes shqiptare, Lia Stublla. /Telegrafi/