Site icon Telegrafi

Aurela Hoxha flet për marrëdhënien me partnerin e saj: Ai është shumë xheloz për çdo njeri tjetër që më afrohet

Modelja shqiptare, Aurela Hoxha, që një kohë të gjatë përflitet për një romancë dashurie.

Ajo po shijon prej kohësh jetën në Spanjë me partnerin e saj, për të cilin ka preferuar të flasë shumë pak deri më tani.

E ftuar mbrëmjen e djeshme (e shtunë) në “Shiko Kush Luan”, ajo ka pranuar t’i përgjigjet pyetjeve për marrëdhënien e saj në një prej sfidave të emisionit.

Foto: Instagram

“Ai është shumë xheloz për çdo njeri tjetër që më afrohet”, është shprehur Aurela për arsyen e zënkave me të.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Aurela Hoxha

Ndër të tjera, modelja tregoi se ata e nisin ditën me “Zgjohu beb, se më ka marrë malli” dhe e mbarojnë me puthje.

Foto: Instagram

Aurela thotë se nuk kanë biseduar akoma për martesën dhe se nuk planifikojnë një gjë të tillë momentalisht.

Megjithëse, mashkulli që ia ka rrëmbyer zemrën mbetet akoma misterioz për publikun. /Telegrafi/

Exit mobile version