Telegrafi

Aurela Hoxha e pret me bikini princin e kaltër, por ka gjetur vetëm kalin e bardhë pranë detit (Foto)

Modelja e njohur Aurela Hoxha është gjithmonë atraktive me fotografitë e reja që sjellë në rrjetet sociale.

Ajo numëron me mijëra ndjekës në Facebook dhe Instagram, teksa është mjaft aktive duke publikuar fotografi të ndryshme nga përditshmëria apo projektet e reja në karrierën e saj.

Së fundmi, Aurela ka publikuar një fotografi mjaft të ‘nxehtë’ për fansat, ku shfaqet me bikini përkrah një kali të bardhë në bregdet.

Lexo po ashtu Aurela Hoxha shfaqet seksi me bikini në fotosesionin e ri (Foto)

Ndonëse është beqare, kjo skenë ngjan shumë romantike njashtu si vajzat e përrallave, teksa presin princin e kaltër bashkë me kalin e bardhë.

Aurela Hoxha shfaqet me bikini pranë një kali të bardhë në bregdet. Xhirime të realizuara tek “Rëra e hedhur”.

Në mbishkrimin e fotos ajo ka shkruar: “Duke realizuar një projekt të ri që vjen shumë shpejt”.

Me siguri kjo duhet të ketë qenë një nga skenat e filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3”, në të cilin modelja do të shfaqet edhe si aktore në një rol. /Telegrafi/