Telegrafi

Aurela Gaçe thumbon kolegët: Paratë preferojnë t’i marrin pa u djersitur se këndon CD-ja

Ajo edhe njëherë iu është drejtuar kolegëve duke thënë se duhet të këndojnë ‘live’ para publikut.

Aurela Gaçe ka vite që është në skenën tonë muzikore dhe kjo në saje të zërit që posedon dhe punës së pa lodhtë.

Por, duket se një prej fansave të këngëtares nuk e di që këngëtarja nuk këndon “playback”.

“Të paska nxjerrë blof DJ më duket”, kishte komentuar një prej fansave, e cila gjë kishte bërë që të reagojë biondina.

“Por thashë me vete si vë faj. Ai ka parë aq shumë ‘hartistë’ në vend që janë ‘live’ në skenë kështu reale domethënë, por të kënduarin e bën CD-ja. Aq shumë e bëjnë sa tani këtij e shumë njerëzve kjo gjë u duket normale”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

Lexo po ashtu Big Mama me fjalë të mëdha për Aurelën Gaçën (Foto)

Theksojmë se kënga e fundit e këngëtares titullohet, “Të dua”, e cila është punuar nga Kledi Bahiti, gjersa vargjet e tekstit janë shkruar nga Fifi dhe Aurela Gaçe.

Ndryshe, Aurela është duke vazhduar të mbajë koncerte të ndryshme në të gjitha trojet shqiptare. /Telegrafi/