Site icon Telegrafi

Aurela Gaçe stilon vetë fustanin e saj (Foto)

Këngëtarja Aurela Gaçe katër muaj më parë publikoi këngën “Nënë e imja nënë”, e cila u pëlqye shumë nga fansat e saj.

Gjatë kësaj vere, ajo nuk ka qenë shumë e angazhuar me koncerte dhe ahengje familjare, për shkak të shtatzënisë.

Aurela së fundmi ka publikuar në llogarinë e saj personale në Instagram, një fotografi ku shaqet me një fustan të gjatë, ngjyrë blu dhe mjaft veror.

E përderisa shumica e këngëtareve tona, vazhdimisht konsultohen dhe harxhojnë shuma të mëdha parash në stilistë, Aurela preferon që nganjëherë veshjen e saj ta stilojë edhe vet.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi, ku fustanin e paraqitur në foto, e ka bërë vetë ajo. “Veshja e bërë nga unë, materiali Lino, dhe ngjyra freski”, ka shkruar Aurela sipër fotos.

Exit mobile version