Telegrafi

Aurela Gaçe publikon foton e parë me fëmiun e dytë, zbulon emrin dhe kuptimin e veçantë (Foto)

Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe, sot u bë nënë për herë të dytë.

Ajo solli në jetë një vajzë të cilën ajo e ka pagëzuar Abigail Isabelle.

Lexo po ashtu Aurela Gaçe bëhet nënë për herë të dytë

Për Aurelën ky emër ka kuptim shumë të madh, kurse kjo ishte edhe dëshira e babait, shkruan Telegrafi.

Vajza e parë e Aurelës e cila është pesë vjeçe quhet Grace.

Më poshtë postimi i plotë i Aurelës:

Zot faleminderit.
Sot erdhi ne jete jeta jone .
Mireserdhe mes nesh Abigail ( Gezimi i Babit) Isabelle ( E përkushtuar ne Zot) . 
Abigail Isabelle Gjonaj ( babi i vete i donte keto emra per kuptimin qe mbartin)
Falenderoj Zotin pafund per kete mundesi qe na dha per te qene prinder te dy vajzave .