Këngëtarja Aurela Gaçe ka publikuar baladën e saj më të re bashkë me videoklip.
“Smundem” mban titullin kënga e re e realizuar me muzikë dhe tekst nga Adrian Hila, njëherit kompozitori më besnik i këngëtares.
Kënga trajton temën e dhimbjes dhe të dashurisë së fortë ndaj njeriut të zemrës. Klipi i saj është realizuar në Maqedoni, nga Aleksandër.
Për këtë projekt, këngëtarja shprehet se e ka realizuar me shumë dëshirë, dhe është e gjitha reale.
“Këtë këngë, këtë tekst dhe këtë melodi të ndjerë e kam kërkuar vetë, personalisht sepse doja të përcillja emocion dhe ndjenjë tek publiku. Doja të komunikoja direkt me dëgjuesit. Është reale e gjitha! Fjalët janë të thjeshta që t’i kuptojnë të gjithë. Fundja, këto janë fjalë që ne ia themi personit të zemrës!”, – tregon artistja. /Telegrafi/