Këngëtarja Aurela Gaçë kohëve të fundit nuk ka qenë edhe shumë e pranishme në skenë me projekte muzikore, gjersa afërsinë me fansat ajo po e shfrytëzon përmes rrjeteve sociale.
Ajo ka publikuar së fundmi një fotografi në Instagram, ku shihet pranë bashkëshortit të saj, teksa në mbishkrimin e fotos ka shkruar disa fjalë mjaft interesante rreth tyre.
“Thjeshtë dy shpirtra që gjetën njëri-tjetrin. Ja pse “ma mblodhi “, kanë qenë fjalët e saj, duke treguar edhe se arsyeja e bashkimit mes tyre janë përputhja e karakterit.
Përndryshe, Aurela është në muajin e gjashtë të shtatëzanisë, dhe pritet që shumë shpejt të sjellë në jetë fëmijën e dytë. /Telegrafi/