Këngëtari shqiptar që e përfaqësoi Zvicrën në Eurovision, Gjon Muharremaj, ka folur për vendimin e tij që të marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës.
I njohur me emrin artistik Gjon’s Tears, ai ka thënë se ka qenë pikërisht përfaqësuesja e Shqipërisë nga viti 2012 në Eurosong, Aurela Gaçe, inspirimi i tij për të qenë pjesë e kësaj gare.
Në një intervistë, të cilën këngëtarja shqiptare e ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram, Gjoni ka thënë se për herë të parë e kishte shikuar festivalin në vitin 2012.
Asokohe e kishte përcjellë këngëtaren e Aurela Gaçe dhe gjithë madhështinë e konkurrimit të saj dhe kishte filluar të ëndërronte për atë skenë, porse kishte pritur deri më tani.
Natyrisht nuk ka munguar reagimi i këngëtares për t’i uruar suksese të shumta Gjonit, i cili këtë vit u rendit i treti në Eurovision.
“Auuu… E lumtur kur dëgjoj se bëhesh sadopak shtysë për të marrë një vendim të bukur. Gjon’s Tears të uroj shumë sukses, në çdo hap tjetër e paç një karrierë plot sukses’, ka shkruar Aurela në Instagram. /Telegrafi/