Site icon Telegrafi

Aurela Gaçe bëhet nënë për herë të dytë

Këngëtarja Aurela Gaçe sot është bërë sërish nënë.

Pesë vjet pas ardhjes në jetë të vajzës së saj të parë Grace, familjes së yllit të muzikës shqiptare i është bashkuar dhe një tjetër vogëlushe.

Lajmin e bukur e ka raportuar “Anabel.al”. Ende nuk dihen detaje të tjera dhe akoma s’e kemi mësuar emrin që kanë zgjedhur për të bijën Aurela dhe bashkëshorti i saj Skerdi, por me siguri do t’i zbulojmë në orët në vijim.

Urime Aurelë! Jetë të gjatë e të lumtur vogëlushes!

Exit mobile version