Aurela Gaçe merr shembull Eros Ramazottin.
Përmes një statusi “thumbues” këngëtarja e njohur e skenës shqiptare ka treguar se si kënga e Eros Ramazzotti, “Rosa Nata Ieri” ka vetëm 1 milion klikime ndërkohë që është një nga artistët më të famshëm italian dhe momentalisht ai ndodhet në një turne botëror.
“Ndihmë o njerëz të mirë. Meqë s’kam qënë kurrë mirë me matematikën, s’po me del mirë llogaria dhe po kërkoj pakëz ndihmë. Ore, si ka mundësi, Eros Ramazzoti ka 5 muaj që ka publikuar një këngë dhe ka 1 milion e 245 mijë shikime? Edhe të mendosh që Italia ka më duket 60 milionë banorë. Edhe plus të mendosh që ky njeriu që quhet Eros Ramazzoti tani është në tur botëror, që d.m.th ai nuk është artist brenda kufijve të një shteti, siç jemi ne të shkretët”.
“Nejse ne aq të shkretë nuk jemi, se në të gjithë kemi 1 milion klikime në një javë. Edhe numrin e popullsisë ju e dini. Prandaj s’po më del llogaria o shokë. Po patjetër Erosi s’ka famë??? Si mbush as stadiumet ky? Ore kush ma thotë po vras mendjen, pse qeni im ka tre ditë që më leh me zë të ngjirur e? Po ky të vijë një xhiro këtej nga ne. Mbase jo ky se s’ka kohë, por menaxhimi i tij. Të vijë ore ta mësojmë pak se duket keq kështu pa klikime. Më falni se mbase ju vë edhe ju në mendime por s’po e zgjidhja dot vetë këtë ekuacion kaq të vështirë”.