Planin për realizimin e duetit thuhet ta kenë thurur gjatë takimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishin të ftuara të këndojnë.
Kënga do të jetë një kombinim i zhanreve që pritet të pëlqehet në publik duke marrë parasysh suksesin e hiteve të mëparshme të tyre.
Poni dhe Aurela kanë disa gjëra të përbashkëta – ato janë bërë nëna (Aurela ka një vajzë, kurse Poni një djalë), të dyja e mbajnë fshehur jetën e tyre private dhe nuk i ekspozojnë bashkëshortët, si dhe të dyja janë nga Vlora. /Telegrafi/