Aulona Morina është 16-vjeçarja, e cila jeton në Gjermani e që u bë e njohur përmes muzikës.
Ishte vetëm nëntëvjeçare kur u prezantua para publikut në “The Voice of Germany” dhe arriti deri në finale.
Ndërsa në vitin 2018 vendosi të kthehet në Shqipëri, duke qenë kështu pjesë e “The Voice of Albania”.
Në një intervistë për emisionin “Foleja”, një prodhim i KosovaPress, ajo ka folur për ruajtjen e gjuhës dhe traditave shqiptare në familjen e saj.
Krahas këndimit, ajo është edhe valltare, ndërsa për më shumë, ndiqeni intervistën në videon e mëposhtme.