Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV), në bashkëpunim me shoqatën përgjegjëse veterinare dhe persona profesionistë nga Fakulteti i mjekësisë veterinare, kanë dalë në terren për të kontrolluar fermën e dhenve në fshatin Simnicë të Gostivarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo kontrollë ka për qëllim të verifikojë praninë e mundshme të një sëmundje ngjitëse te bagëtia dhe për të verifikuar arsyet e mundshme të shfaqjes së sëmundjes nga e cila vdiqn dy persona, kurse shtatë të tjerë janë në mjekim në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup.
Inspektuesit e AUV-së kanë marrë mostra për ekspertizë laboratorike të ushqimit të bagëtisë dhe ujit në fermë. Do të analizohen edhe prodhimet e qumështit dhe djathi që prodhohen në stane.
Do te testohet edhe gjaku i dhenve për të verifikuar shkaqet e shfaqjes së sëmundjes. Gjatë ditës në këtë rajon do të bëhet dezinsektimi dhe deratizimi./Telegrafi/