Site icon Telegrafi

Augsburg dhe Sampdoria në garë për Dresevicin

Ibrahim Dresevic është në radarin e klubeve që vijnë nga Serie A dhe Bundsliga.

Pas Sampdoria ishte klubi i parë që kishte shfaqur interesim për mbrojtësin e Kosovës, ndërsa tani në garë është futur edhe Augsburg.

Sipas Tuttomercatoweb, klubi ekipi italian ka kohë që po e monitoron Dresevicin, i cili mbetet lojtar i lirë në verë pasi i skadon kontrata me Heerenveenin.

Sampdoria duhet ta mposhtë konkurrencën e Augsburg, që po ashtu po e sheh Dresevicin si përforcim të duhur për mbrojtjen në sezonin e ri.

Mbrojtësi që mund të luajë edhe si mesfushor ka qenë pjesë e Heerenveenit në Eredivisie të Holandës që nga viti 2019.

Ai sezonin që sapo lamë pas zhvilloi 32 ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version