Telegrafi

Auditori pret përgjigje nga institucionet në njëmijë rekomandimet që ua dha

Besnik Osmani, që është zgjedhur në pozitën e Auditorit të Përgjithshëm, ka qenë i ftuar në “Interaktiv” të KTV-së.

Aty ka treguar se janë publikuar 96 raporte të agjencive buxhetore në Kosovë, derisa është shprehur se përgjithësisht procesi ka shkuar mirë.

“Kemi dhënë më shumë se njëmijë rekomandime për këto agjenci, dhe ato kanë afat 15 ditë që të bëjnë një plan veprimi se s’i do t’u qasen këtyre rekomandimeve”, ka thënë Osmani, përcjell Koha.net.

“Ne si Agjencion nuk kemi masa ndëshkimi, në botën moderne auditivi shihet si instrument për përmirësimin e menaxhimit të këtyre institucioneve. Janë të tjerë mekanizma që duhet të marrin masa, përfshirë deri te ato të drejtësisë”, ka thënë më tej Osmani.