Telegrafi

Auditori konstaton se Posta Kosovës për herë të parë që nga viti 2017, del pa opinion të kundërt

Zyra Kombëtare e Auditorit ka konstatuar se pasqyrat financiare të Postës së Kosovës për herë të parë që nga viti 2017, paraqesin një pamje të drejtë dhe të vërtetë.

Lajmin e ka dhënë Posta e Kosovës duke thënë se që nga viti 2017, Zyra Kombëtare e Auditorit del pa opinion të kundërt.

“Që prej vitit 2017, prej kur Zyra Kombëtare e Auditimit e auditon Postën, të gjitha raportet përveç këtij të fundit, kanë qenë me “Opinion të Kundërt”, njofton Posta e Kosovës.

Sipas Postës deri më tani Pasqyrat Financiare nuk kanë paraqitur një pamje të drejtë dhe të vërtetë të pozitës financiare të ndërmarrjes.

“Ky fakt ka ndryshuar në pasqyrat e audituara nga ZKA-ja për vitin që përfundon me 31 dhjetor 2021, ku Opinioni i ZKA-së ka qenë “i kualifikuar”, pra Pasqyrat Financiare të prezantuara paraqesin një pamje të drejtë, të vërtetë në të gjitha aspektet materiale të pozitës financiare të NPQ “Posta e Kosovës” Sh.A”.

Me angazhimin e Menaxhmentit të lartë dhe të Bordit të Drejtorëve,  Posta thotë se gjatë katër muajve të parë të vitit 2022, janë vendosur standarde raportimi e kontrolle financiare, që kanë rezultuar me prezentim të saktë të pasqyrave financiare dhe shmangie të situatës si në vitet paraprake.

Ndërmarrja thotë se pjesa më e madhe e gjetjeve nga raporti i ZKA-së për vitin 2020 janë adresuar.

Sa i përket humbjeve, Posta thotë se një pjesë e tyre i atribuohen zhvlerësimeve të aseteve: paisjeve, ndërtesave, etj.

Më poshtë kemi dhënë një tabelë që pasqyron në formë krahasuese situatën në mes të viteve 2020 dhe 2021:

Më tej posta thotë se humbjet janë zvogëluar nga viti paraprak në masë të konsiderueshme.

Sipas tyre në vitin 2020 humbjet kanë qenë mbi 1 milionë euro, derisa në vitin 2021 humbjet kanë rënë në rreth 250 mijë euro./Telegrafi/