Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), sipas raportit zyrtar të auditimit të vitin 2018, të nxjerrë nga Zyra Kombëtare e Audimit, ka shënuar përmirësim në zbatimin e rekomandimeve të dhëna për vitin 2017.
Në njoftimin për media, thuhet se sipas raportit të vitit 2018, nga 19 rekomandimet e dhëna për vitin 2017, SHSKUK ka zbatuar 10 rekomandime apo 52% të rekomandimeve të përgjithshme.
“Tetë rekomandime të tjera janë në fazë të zbatimit gjatë vitit 2018, përderisa me buxhetin e vitit 2020 do të zbatohet edhe rekomandimi i fundit i dhënë gjatë vitit 2017”, thekson njoftimi. /Telegrafi/