Telegrafi

Auditori i përgjithshëm mbërrin në Republikën e Kosovës

Olofsson me këtë rast ka thënë: “Jam i nderuar dhe i gëzuar nga mundësia që më është dhënë për të marrë pjesë dhe shtuar vlera në procesin e ndërtimit të mëtejmë të qeverisjes së mirë dhe llogaridhënies në sektorin publik në Kosovë”.

Ai po ashtu ka potencuar se pret një bashkëpunim të mirë dhe të frytshëm si me legjislativin, ashtu edhe me ekzekutivin e vendit. “Personeli im është i përkushtuar dhe e quaj punë të kryer që ne së bashku mund t’ia dalim mbanë mirë me sfidat që kemi para nesh“, ka thënë ai.

Ndërsa Feith ka mirëpritur ardhjen e Olofssonit në Kosovë. “Biografia dhe formimi i tij dëshmon se ai ka standard të lartë profesional dhe unë kam besim të plotë se ai do të kontribuojë në ngritjen në shkallë më të lartë të efikasitetit dhe të transparencës në institucionet e Kosovës, duke fuqizuar llogaridhënien e tyre ndaj njerëzve”.

“Një auditor i përgjithshëm i pavarur dhe efektiv është i rëndësishëm edhe për të risiguruar investitorët dhe donatorët ndërkombëtarë dhe ndihmuar në promovimin e zhvillimit ekonomik.”

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës është institucion publik i pavarur, përgjegjës për auditimet në qeveri. Ai siguron një vlerësim të pavarur të llogaridhënies dhe menaxhimeve financiare të ministrive të Qeverisë së Kosovës, komunave dhe të ndërmarrjeve publike.

Kjo zyrë përbëhet nga pesë departamente të auditimit, ku secili prej tyre udhëhiqet nga një drejtor vendor i auditimit. /Telegrafi/