Site icon Telegrafi

Auditori gjen shkelje në ATK

Fiskalizimi i bizneseve që merren me tregtim të derivateve, vazhdon të mbetet objektivë kryesore e Administratës Tatimore të Kosovës. Kjo shihet edhe në planin e saj të hartuar. Mirëpo, nuk duket se është realizuar në tersi.

Kjo pasi auditori ka gjetur se në Kosovë 333 biznese zhvillojnë tregti me derivate me gjithsej 539 pika të shitjes. Prej këtij numri ZKA ka gjetur se me arka fiskale janë të pajisura vetëm 258 pika të shitjes ose 48 përqind e tyre.

Numri i biznesve që operojnë pa arka fiskale nuk shihet të jetë i vogël. Referuar të gjeturave të ZKA-së, 281 pika të shitjes ose 52 përqind, operojnë ende pa arka fiskale.

Arsyetimin ëpr këtë ATK e ka gjetur tek çmimet e larta. Sipas ZKA-së, ATK thotë se refuzimi i bizneseve për tu pajisur me arkë fiskale është bërë krejt përshkak të çmimit të lartë.

‘’ATK-ja për vitin 2016, në planin e punës kishte caktuar si një ndër objektivat kryesore fiskalizimin e bizneseve që merren me tregtimin e derivateve. Sipas shënimeve të ATK-së, nr.i bizneseve në Kosovë që zhvillojnë tregti me derivate është 333, me gjithsej 539 pika të shitjes. Prej këtij numri me arka fiskale janë të paijisura 258 pika të shitjes, ose 48% e tyre, ndërsa 281 pika të shitjes, ose 52% edhe më tutje operojnë pa arka fiskale. Sipas ATK-së vështirësitë me të cilat janë ballafaquar në përmbushjen e kësaj objektive ishte refuzimi i bizneseve për tu pajisur me arkën fiskale për shkak të çmimit të lartë’’, bëhet e ditur në gjetjet e auditorit.

Kjo nuk është e vetmja shkelje që auditori ka hetuar në Administratën Tatimore të Kosovës. Një shkelje tjetër ka evidentuar edhe në pozitat që tejkalojnë periudhën e paraparë me procedura ligjore.

‘’Ligji i SHC-03/L-149, neni 30 përcakton se një pozitë nuk mund të mbahet nga Ushtruesi i Detyrës (UD) për më shumë se tre muaj. Gjatë vitit 2016, mbaheshin 25 pozita menaxhuese me UD, prej tyre, për 21 pozita ishte tejkaluar afati ligjor. Në fazën finale të auditimit vlerësuam se në muajin mars të vitit 2017 ishin zhvilluar procedurat e rekrutimit dhe janë përzgjedhur kandidatët për 11 pozita’’ , bëhet e ditur më tej .

Vonesat në pagesa si e raportim i mangët i obligimeve, janë disa prej shkeljeve tjera të evidentuara në këtë institucion.

Exit mobile version