Site icon Telegrafi

Auditim financiar për BQK-në

Ministria e Financave duhet të themelojë një mekanizëm i cili do të analizojë shkaqet e rritjes së obligimeve nga viti në vit nëpër organizatat buxhetore, me qëllim që obligimet e papaguara të zvogëlohen në minimum. Kjo duhet t’i dorëzohet kuvendit më së largu deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.

Ky është një nga shumë rekomandimet që sot ka nxjerrë Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, që do t’ia dorëzojë kuvendit në mënyrë që kjo e fundit t’i kërkojë nga qeveria.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa ka kërkuar që të shtohet edhe një rekomandim, me të cilin do të mundësohet baza ligjore që të auditohen pasqyrat financiare të ndërmarrjeve publike nga Zyra e auditorit të përgjithshëm, e jo si është tani që shumë ndërmarrje publike i përzgjedhin vetë auditorët.
Ndër ta është edhe auditimi i pasqyrave financiare të Bankës Qendrore të Kosovë (BQK).

“Çështje tjetër për trajtim është edhe mënyra e përzgjedhjes apo caktimit të auditorëve të jashtëm për ndërmarrjet publike unë kisha menduar nëse e shihini të arsyeshme të shtohet. Po e shoh këtu si shqetësim apo si propozim konkret. Mendoj e kemi auditorin por edhe ekspert dhe ju si anëtar i komisionit ta jepni kontributin mendoj që të jetë edhe rekomandimi 12 Ministria e Zhvillimit Ekonomik të shqyrtojë bazën ligjore me qëllim që auditorët e jashtëm për ndërmarrjet publike përfshirë edhe RTK-në, procedurat e zgjedhjes të bëhet nga ministria e zhvillimit ekonomik e jo nga ndërmarrjet publike“, tha Beqa.

Synavere Rysha, anëtare e Komisionit, tha se duhet së pari të shikohet baza ligjore e më pastaj të vendoset. “Ka shumë rëndësi se kush e bën përzgjedhjen auditorin e jashtëm për me bërë auditimin e komplet kompanisë”, tha Rysha.

Naim Fetahu, anëtar i Komisionit, tha se nuk duhet të lejohet që edhe më tutje të vazhdohet me konflikt të interesit duke i përzgjedhur vetë auditorët. “Ne duhet të iniciojmë plotësimin e ligjit sepse nuk do të lejojmë që të vazhdoj më tutje ky konflikt interesi hajde unë pot ë zgjedh ty edhe ti kontrollo mua kjo mendoj se kjo është e pa pranueshme”, tha Fetahu.

Kryesuesi i komisionit Ali Sadri gjithashtu përmendi edhe Bankën Qendrore të Kosovës e cila bën vetë përzgjedhjen e auditorit. “Kjo të kalojë në kompetencë edhe BQK-në. Nuk është në rregull ajo vet me zgjedh. Për atë e kemi këtë gjendje çfarë e kemi”, tha Sadriu.

Po ashtu, mes shumë rekomandimeve të nxjerra sot, janë edhe ato të cilat i janë drejtuar Ministrisë së Financave. /Telegrafi/

Exit mobile version