Shtëpia e Bardhë ka shkelur ligjin amerikan duke pezulluar një ndihmë ushtarake të destinuar për Ukrainën, vendosi një audit i pavarur i kontrollit qeveritar, duke prekur një çështje në qendër të procesit të tërheqjes së presidentit Donald Trump.
“Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit (OMB) i ka mohuar fondet e detyrueshme të caktuara në Departamentin e Mbrojtjes (DOD) për ndihmat e sigurisë për Ukrainën”, thuhet në aktvendim.
Raporti u publikua në të njëjtën ditë me mbajtjen e betimit të senatorëve, në fillim të procesit për shkarkimin e presidentit amerikan në Kongres.
Donald Trump do të përgjigjet për dy akuzat e ngritura kundër tij, abuzime me pushtetin dhe pengim i mbarëvajtjes së punës së Kongresit.
Ai është akuzuar se ka ushtruar presion për të bindur Ukrainën të hapë një hetim për Joe Biden, rivali potencial në zgjedhjet presidenciale amerikane./ATSH/