Sipas Entit Shtetëror për Auditim, brenda viteve 2006-2015 janë ndërtuar 153 nga 315 sallat sportive, fushat e futbollit, terreneve për tenis dhe përdorim të shumëfishtë për sport, të cilat ishin premtuar nga pushteti, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Auditi ndaj punës së Agjencisë për rini dhe sport (ARS) zbulon se më së shumti ngecje ka në terrenet e tenisit dhe atyre për përdorim sportiv të shumëfishtë, ndërkaq më së shumëti është punuar në terrenet e futbollit.
Të dhënat e Auditit tregojnë se vetëm në gjashtë komuna nuk ka asnjë plan për ndërtimin e objekteve sportive, kurse në 11 komuna nuk janë ndërtuar objektet e planifikuara.
Gjatë auditit, janë kontrolluar 79 objekte në 20 komuna, ku është vërtetuar se një numër i madh i objekteve janë lëshuar në përdorim, por nuk mirëmbahen, ose shfrytëzohen në kundërshtim me rregulloret. Gjithashtu, është konstatuar se ARS-ja nuk e ka zbatuar obligimin ligjor për kontrollë në mënyrën se si vetëqeverisja lokale menaxhon me objektet sportive./Telegrafi/