Pas publikimit të audio-incizimeve nga portalin Shqip.com, anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Driton Muharremi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e anëtarit në këtë këshill.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), përmes një njoftimi për media njofton se ka pranuar sot deklaratën e dorëheqjes së parevokueshme të anëtarit të KGjK-së, Driton Muharremi.
“Z. Muharremi, në deklaratën drejtuar Kryesuesit dhe anëtarëve të KGjK-së, thekson se, jep dorëheqje të parevokueshme me të vetmin qëllim që institucioni i KGjK-së të mbetet i pa kontestuar jo vetëm për publikun, por edhe nga grupet e interesit që kanë tendenca të ndërhyrjes në sistemin gjyqësor. KGjK, do të njoftoj Kuvendin e Republikës së Kosovës për zëvendësimin e anëtarit të dorëhequr”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, më 30 korrik në media filluan të publikohen disa audio-incizime që kanë bëjnë me sektorin e drejtësisë, saktësisht në prokurori prej ku mund të hedhen dyshime për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion. /Telegrafi/