Audicioni për emisionin e talentëve të këndimit, Albanian Star, do të mbahet më 17 qershor në Prishtinë.
Në këtë audicion kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë të talentët e këndimit nga diaspora, gjithnjë sipas një postimi në faqen zyrtare të këtij emisioni të talentëve të këndimit.
Emisioni i talentëve të këndimit transmetohet çdo të shtunë nga ora 21:00 në RTK, Alsat M dhe Vizion Plus.