Telegrafi

Audicion në Prishtinë dhe Tiranë për filmin “Cirku Fluturues” me regji të Fatos Berishës

Shtëpia filmike B2 bën ftesë për audicion me rastin e fillimit të përgatitjeve për xhirimin e filmit artistik me metrazh të gjatë, “Cirku Fluturues”, me skenar dhe regji të Fatos Berishës dhe me producente Vjosa Berishën.

Numri i personazheve të kërkuar është: 31 meshkuj të moshës 18-65 vjeçare për role te ndryshme, dhe gjashtë femra të moshës mosha 18-45 vjeçare për role te ndryshme.

Aktorët e interesuar duhet të dërgojnë një biografi (CV) të shkurtër, një foto (portret) dhe link (nëse kanë) me sekuenca nga projekte tjera filmike.

Aplikimi bëhet në email adresën: info@B2agency.com, si dhe në faqen e Facebook, më së largu deri më datën 27 gusht 2017.

Audicioni do të mbahet me datën 29-30 gusht 2017 në Teatër Kombëtar në Prishtinë nga ora 10.00, dhe me datën 7 shtator në Teatër Kombëtar në Tiranë nga ora 10.00. Orari I saktë do t’i dërgohet aplikuesëve me email.

Aktorët nuk duhet të kenë të përgatitur apo mësuar ndonjë tekst të caktuar. Pjesa e tekstit për lexim do t’u jepet gjatë audicionit.

Xhirimet e filmit planifikohet të fillojnë në tetor/nëntor 2017. Pjesa më e madhe e xhirimeve do të realizohen në Kosovë dhe Shqipëri, me mundësi që një pjesë e tyre të realizohen dhe në Mal të Zi e në Maqedoni.

Ky projekt filmik është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë. /Telegrafi/