Telegrafi

Audi RS6 duke lëvizur me 350 kilometra në orë (Video)

Në rrjetet sociale është hedhur një video që besohet të jetë xhiruar në Spanjë, që e tregon një Audi RS6 Avant duke lëvizur me 350 kilometra në orë.

Treguesi në pjesën e majtë e tejkalon shpejtësinë e paraparë, ndërsa në mes shfaqet numrat me lëvizjen reale që është duke e bërë vetura, transmeton Telegrafi.

E tëra që dihet është se kjo veturë i ka 605 kuajfuqi, ndërsa nuk shihet se kush është në timon.

“Çmenduri shpejtësie, urojë që kjo të ketë ndodhur në ndonjë pistë të kualifikuar”, është një koment për rastin. /Telegrafi/