Telegrafi

Audi RS4 Avant me motor nga Porsche, kapet gjatë procesit të testimit (Foto)

Deri tani është bërë e ditur se Modeli RS4 Avant do të ketë motorin nga Panamera 4S, mirëpo nuk janë dhënë më shumë detaje.

Vetura që vjen në bashkëpunim të kompanive Audi dhe Porsche, pritet të arrijë deri 280 kilometra në orë, fal 450 kuajfuqive që i ka nën kapak, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, deri më tani nuk është ditur për konstruktin dhe formën që do ta ketë automobili, derisa nuk është fotografuar gjatë fazës së testimit.

Siç shihet në fotografi, kemi të bëjmë me një veturë sportive dhe luksoze, që është e fuqishme dhe e aftë të lëviz edhe nëpër terrene të vështira. /Telegrafi/