Pak vetura në botë mund të garojnë apo krahasohen me Tesla Model S Plaid, në veçanti kur bëhet fjalë për prodhim serik, por një veturë e modifikuar Audi RS3 ka testuar mundësitë kundër rivalit elektrik.
Videoja e duelit mes Audi RS3 dhe Model S Plaid është publikuar në kanalin CarLegion në YouTube, ku tregon betejën mes veturës konvencionale dhe asaj me motor elektrik, transmeton Telegrafi.
RS3 e vë në lëvizje motori 2,5 litërsh me pesë cilindra që prodhon 735 kuaj-fuqi dhe që ka ndërruesin automatik me shtatë shpejtësi, bën tërheqje me të katër rrotat sikurse Audi Quattro. Gjithashtu është bërë e ditur se peshon 1.754 kilogramë.
Model S Plaid ka tre motorë elektrik që në total gjenerojnë 1.020 kuaj-fuqi, që e bartë fuqinë në të katër rrotat. Vetura elektrike është dukshëm më e fuqishme dhe peshon 2.184 kilogramë.
Se çfarë mund të bëjë RS3 kundër Model S Plaid shikoni videon e publikuar më poshtë. /Telegrafi/