Katër vite pas lëshimit, Audi ka vendosur të rifreskojë modelin e saj Q2.
Shenja e parë e njohjes janë dritat e reja, tani standarde në teknologjinë LED. Pas modifikimeve, Q2 u bë disa milimetra më i gjatë dhe tani ai është 4.21 metra, ndërsa gjerësia prej 1.79 metra dhe lartësia prej 1.54 metra mbeti e njëjtë, transmeton Telegrafi.
Dritat prapa janë më të gjëra, me pesë nuanca të reja. Detaje të reja gjenden gjithashtu në kabinën.
Kabina virtuale e Audi me një ekran 12.3 inç dhe sistemi plus navigacion MMI me një ekran 8.3 inç është në krye të gamës, ndërsa baza është akoma analoge. Dhe një veçori e veçantë: Sistemi audio premium Bang & Olufsen, i cili përfshin 14 altoparlantë me një dalje deri në 705 W, është një ofertë unike.
Le të përsërisim se bagazhi në versionin bazë ka një kapacitet prej 405 litra, dhe kur palosen mbështetëset e sediljeve të pasme, ai rritet në 1050 litra.
Oferta e motorit përbëhet nga pesë opsione, tre TFSI dhe dy TDI. Deri më tani, më interesantja është 1.5 TSI me 150 kuaj fuqi dhe 250 Nm çifte rrotulluese.
Porositë për Audi Q2 në tregun evropian do të fillojnë të merren nga shtatori me një çmim fillestar prej rreth 25,000 euro në tregun gjerman dhe prezantimi është planifikuar për në fund të vitit.
Fillimi i shitjeve do të shoqërohet nga një model special “edition one” me pajisje ekskluzive. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=dp1xlXnLl1Y&feature=emb_title&ab_channel=RECAnything