Telegrafi

Audi R8 do të ketë laserë, që ndriçojnë deri në 600 metra largësi (Foto)

Modeli R8, që do të jetë pjesë e një koleksion të limituar me vetëm 25 vetura, ka një veçanti që nuk është parë më herët në ndonjë makinë.

Sipër dritave të përparme, do të jenë edhe nga katër dioda LED në secilën anë, që do të ndriçojnë në një largësi prej 600 metrash, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë, shoferi ka mundësi të shoh në distancë të madhe, por jo t’i mbajë ndezë gjatë tërë kohës, meqë mund të shkaktojë problem në trafik. Pos kësaj, makina do të ketë edhe disa drita, të cilat e formojnë logon e Audit sapo të jenë të ndezura.

Me një pamje unike, vetura 5.2-litra V10 dhe 610 kuajfuqi, do të del në shitje brenda dy vitesh.

Për të blerë këtë R8, mund të aplikohet që tani, por se duhet të paguhet afro 230 mijë dollarë. /Telegrafi/