Super-veturat mund të lëvizin me shpejtësi të lartë dhe të kalojnë distanca për një kohë të shkurtër, por jo edhe nëpër terrene malore, kur temperatura e ulët bën që asfalti të jetë i rrëshqitshëm.
Por, kjo nuk ndodhë edhe me Audi R8 Spyder, që ka qëndrueshmëri të madhe dhe ia del të lëvizë edhe nëpër këtë pjesë, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet se si kalon nëpër rrugët e thepisura, si dhe kthesat e lakuara në masë të madhe.
Madje, në fund të filmimit shihet shoferi teksa veshë xhaketën dhe hapë tavanin, për të ngasë me shpejtësi megjithëse ishte shumë ftohtë. /Telegrafi/