Modeli R8 ka pamje të mprehtë dhe mbresëlënëse, ndërsa strukturë të fortë dhe enterierin shumë komod.
Mirëpo, kompania gjermane fostla.de ka bërë disa intervenime në këtë super-veturë, për t’i dhënë një pamje edhe më të veçantë.
Këtij Audi i janë shtuar kuajfuqitë, duke i ngritur në 620 njësi gjithsej, që i japin më shumë mundësi manovrimi gjatë lëvizjes.
Në pjesën e përparme i janë hapur edhe dy boshllëqe nën grill, si dhe dy tjera anash, për t’ia rritur aerodinamikën.
Sa i përket pjesës së jashtme, i është mbështjellë tërë sipërfaqja me shtresa të veçanta, por që nuk ia mbulojnë linjat që ka.
Së bashku me këto ndryshime, këtij V8 Spyder i janë zëvendësuar edhe rrotat, me të tjera që kanë madhësi të njëjtë. /Telegrafi/