Sikur tregu i makinave SUV mos të ketë aq modele, Audi ka bërë të ditur se do të lansojë dy modele të këtij lloji.
Pas shumë thashethemeve, më në fund është konfirmuar se Q8 do të vijë gjatë vitit që vjen, me hapësirë të madhe, ndihmesa teknologjike dhe më shumë fuqi, transmeton Telegrafi.
Makina që ngjanë shumë me Q7, do të prodhohet në Bratislavë të Sllovakisë, derisa modeli Q4 do të hyjë në prodhim më 2019 në Gyor të Hungarisë.
Që të dy paraardhësit e serisë Q, kanë nga 200 kuajfuqi, si dhe janë të destinuara edhe për terrene të vështira. /Telegrafi/