Zyrtari i lartë i kompanisë Audi, Rupert Stadler ka bërë publik lajmin se gjatë vitit të ardhshëm do të lansohet A8 i ri, si dhe 20 vetura tjera të modifikuara dhe të dizajnuara.
Kjo njëherësh është vetura e parë e prodhuesit gjerman, që e ka mundësinë e autopilotit, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ky model nuk është i tëri i pavarur dhe vozitë vetëm në hapësira të caktuara deri në 60 km/h.
Gjithnjë sipas Stadler, në vitin 2018 kompania lason një veturë të tërën elektrike, për të vazhduar më pas me nga një model për secilin vit. /Telegrafi/