Telegrafi

Audi E-Tron me kamerë në vend të retrovizorit (Foto)

Ndër opsionet që do t’u ofrohen klientëve të crossoverit elektrik janë edhe kamerat në retrovizorë në vend të pasqyrave klasike, gjë që përmirëson aerodinamikën e këtij automjeti.

E-Tron Crossover elektrik do të ketë një koeficient rezistence ndaj ajrit prej 0.28, që është një rezultat i shkëlqyeshëm për një automjet me një karroceri të lartë.

Fotografia nga kamera e jashtme do të shfaqet në ekranet OLED, të cilat ndodhen ndërmjet tabelës komanduese dhe derës së djathtë.

Audi do të prezantojë E-Tron më 30 gusht në Bruksel dhe për vitin 2019 është paralajmëruar edhe një model me rrymë, E-Tron Sportback. /kp/Telegrafi/